Mançester Junaited, 40 milionë euro për De Rosin

15 Shkurt 2011, 11:04Sport TEMA

Mançester Junaited është rikthyer të interesohet për mesfushorin e Romës, Daniele De Rosi. Sipas mediave britanike, Ferguson, i cili ka qenë gjithmonë një simpatizant i mesfushorit italian, është gati që të shpenëzojë 40 milionë euro për të marrë 27-vjeçarin. Për këtë të fundit interesohet edhe Reali i Madridit, por duket se Mançesteri është në avantazh, duke qenë se ka bërë dhe një ofertë të rëndësishme. Drejtuesit e klubit britanik kërkojnë që të shfrytëzojnë problemet financiare dhe momentin që Roma është duke ndërruar pronar. Megjithatë, nuk dihet nëse oferta do të pranohet nga De Rosi, që gjithmonë i ka shprehur besnikërinë Romës dhe shihet si kapiteni ideal i ekipit, pas largimit të Françesko Totit.

Lini një Përgjigje