Sulmuesi me origjinë shqiptare, Shefki Kuqi, është zyrtarisht lojtar i Njukastëllit. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të klubit të Njukastëllit. Kuqi prej 6 muajsh ishte pa ekip, pas largimit të tij nga Koblenzi, ku luante edhe Ervin skela dhe disa lojtarë të tjerë shqiptarë. Për Kuqin nuk është hera e parë që luan në Premier Ligës, pasi më parë ka luajtur për një periudhë kohore jo shumë të gjatë edhe për Blekbërnin. Kuqi, i cili është në përfundim të karrierës së tij, do të qëndrojë tek Njukastëlli deri në fund të sezonit. Ai do të ketë detyrën e vështirë të zëvendësojë Endi Keroll, i cili u largua nga Njukastëlli për tek Liverpuli.