Xhil Marin, drejtori sportiv i Atletiko Madridit, ka deklaruar se sulmuesi argjentinas, Kun Aguero, nuk do të transferohet kurrë tek Reali i Madridit. “Aguero nuk do të shkojë kurrë tek Reali, edhe për faktin se ai sapo e zgjati kontratën deri në vitin 2014”, ka thënë Marin. Ditët e fundit, mediat spanjolle kanë deklaruar se trajneri portugez i Realit të Madridit, Hoze Murinjo, dëshiron që të marrë në ekip sulmuesin argjentinas të Atletikos. Për këtë, drejtuesit e Realit janë të gatshëm që të paguajnë një shifër prej 28 milionë euro, si dhe t’u japin “kushërinjve” të tyre sulmuesin Alvaro Negredo të Sevijas, i cili kushton 17 milionë euro.