Kuqezinjtë humbasin miqësoren me Slloveninë

9 Shkurt 2011, 21:09Sport TEMA

Dy gola në secilën pjesë lejuan kombëtaren sllovene që të largohej fitimtare nga “Qemal Stafa”, në miqësoren e përfunduar përpara pak minutash.

Novakovic përfitoi nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes sonë në minutën 24’, për të kaluar në avantazh Slloveninë.

Ervin Bulku barazoi në të 62’, me një supergjuajtje nga 30 metra, ku përfitoi edhe nga dalja e gabuar e portierit slloven.

Një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt, gjyqtari akordoi një penallti kur një sulmues slloven u rrëzua në zonë, pas ndërhyrjes në rrëshqitje të Lorik Canës. Penalltinë e transformoi në gol një minutë më pas sulmuesi Matavz.

Kombëtarja ishte me fat në disa raste gjatë pjesës së dytë, ndërsa miqtë goditën një shtyllë nga një goditje dënimi, ndërsa mbrojtësi Teli spastroi në një rast topin mbi vijën fatale.
Në takim debutoi i riu Klodian Memushaj.

Lini një Përgjigje