Çelsi duket se tashmë është kthyer fuqishëm në merkato, pasi disa vitesh me pak blerje dhe shpenzime. Pas blerjes së Fernando Toresit dhe David Luiz, Çelsi ka ndërmend që të marrë edhe mesfushorin spanjoll të Arsenalit, Çesk Fabregas. Blutë e Londrës, sipas mediave britanike, janë të gatshme që të ofrojnë plot 58 milionë euro për të marrë mesfushorin. Fabregas gjatë viteve të fundit është i lidhur me një transferim të mundshëm tek Barcelona, por deri më tani një gjë e tillë nuk është lejuar nga Venger. Megjithatë, përballë një oferte të tillë, vështirë se trajneri francez do të refuzonte. Por, Abramoviç duket se ka ndërmend që të rikthejë në Londër edhe holandezin Gus Hidink, por këtë radhë jo si trajner, por si drejtor sportiv. Ky rol deri më tani mbulohet nga Frank Arnesen, por kontrata e tij përfundon në qershor.