Alegri: Interi nuk është një problem për ne

5 Shkurt 2011, 13:09Sport TEMA

Milani shkon në Xhenoa me një mendim fiks: të fitojë dhe të largojë një afrim të mundshëm të Interit. Trajneri i milanit, Masimiliano alegri, megjithatë nuk e ndien presionin e kushërinjve. “Interi është në rrugën e titullit kampion si gjithë ekipet e tjera, nuk është absolutisht një problem. Milani ndodhet në vendin e parë dhe fatet i ka në duart e veta”, ka thënë Alegri.

Alegri ka folur edhe për sulmuesin brazilian Pato, që gjatë kohëve të fundit është vënë në dyshim. “Nuk ka asnjë rast “Pato”. Ai është një lojtar i ri dhe duhet të rritet akoma profesionalisht. Gjatë këtij sezoni ka luajtur pak, megjithatë ka mundur që të shënojë 8 gola. Tashmë duhet të gjejë vazhdimësinë dhe të merret vesh në fushë me Ibrahimoviçin”, ka thënë Alegri. I pyetur për Balotelin, Alegri është përgjigjur shkurt “dua të mbaj shtrënguar Paton”.

Lini një Përgjigje