Portugezi duket se kërkon që të marrë tek Reali sumuesin argjentinas të Atletiko Madridit, Kun Aguero. Kështu bën të ditur e përditshmja sportive spanjolle “Marca”. Sipas kësaj të fundit, Reali është gati që të paguajë 28 milionë euro për Agueron. Përveç kësaj shume, Reali do të transferonte tek Atletiko sulmuesin Alvaro Negredo. Ky i fundit aktualisht luan tek Sevilja dhe kurtoni i tij kushton 17 milionë euro. Pra, ky transferim do t’i kushtonte Realit 45 milionë euro. Aguero vetëm një muaj më parë rinovoi me Atletikon deri në vitin 2014.