Samir Nasri është kthyer në një nga lojtarët kyç të Arsenalit dhe këtë sezon ka qenë ndër më deçizivët. Por mesfushorit francez i përfundon kontrata dhe tashmë ka nisur tratativat për rinovimin me Arsenalit. Mësohet se francezi, duke parë edhe marrëdhënien e tij me trajnerin Arsen Venger, ka kërkuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2016. Për francezin gjatë ditëve të fundit është folur edhe për një interesim të mundshëm të Barcelonës.