Redknap: Bejl është i pashitshëm

29 Janar 2011, 12:27Sport TEMA

Trajneri i Totenhemit, Heri Redknap, edhe një herë ka përsëritur se talenti i ekipit të tij, 21-vjeçari Bejl, nuk është në shitje. “Për t’u bërë një klub i madh nuk mund ta shesim Bejl. Ai është i pazëvendësueshëm”, ka thënë tekniku i Totenhemit. Bejl është një nga lojtarët më të kërkuar nga ekipet e mëdha si Reali i Madridit, Barcelona, Interi etj. Ai deri më tani ka thënë se nuk ka dëshirë që të largohet nga Totenhemi.

Lini një Përgjigje