Trajneri i kombëtares italiane, Çezare Prandeli, ka rikthyer në kombëtare portierin Xhanluixhi Bufon dhe sulmuesin Antonio Kasano. Ata do të jenë të pranishëm në ndeshjen miqësore të 9 shkurtit kundër Gjermanisë, e cila do të luhet në Dortmund. “Bufon është rikuperuar dhe tashmë është mirë. Unë gjithmonë e kam konsideruar numrin një, kështu që do ta thërras që në ndeshjen me Gjermaninë. Edhe Kasano do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje, pasi më duket se po vepron mirë tek Milani”, ka thënë Prandeli. Ndërkohë, sulmuesi i Mançester Sitit, Mario Baloteli, nuk do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje si pasojë e një dëmtimi.