Morati: Murinjo, tekniku më i mirë që kam pasur

24 Janar 2011, 12:44Sport TEMA

Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka thurur elozhe për ish-teknikun e vet, Hoze Murinjo, duke thënë se është trajneri më i mirë që ka pasur. “Murinjo është një teknik që punon shumë, është një nga njerëzit më serioz dhe me të respektuar që kam njohur në futboll. Padyshim që është trajneri më i mirë që kam pasur”, ka thënë Morati për teknikun portugez. Murinjo arriti që t’i jepte Moratit Ligën e Kampioneve, një kompeticion aq i dëshiruar për interistët, i cili mungonte prej dekadash. Javët e fundit është folur për një rikthim të mundshëm të Murinjos tek Interi, pasi në fund të sezonit pritet që ai të largohet nga drejtimi i Realit të Madridit.

Lini një Përgjigje