Anglezët e Liverpulit kanë gati një ofertë prej 21 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas të Lacios, Mauro Zarate. Ky i fundit nuk është duke kalur një periudhë të mirë tek ekipi kryeqytetas dhe marrëdhënia e tij me teknikun Edi Reja nuk është nga më të mirat. Për këtë arsye, Liverpuli kërkon të përfitojë nga situata për të marrë sulmuesin argjentinas. Për të interesohen edhe Totenhemi dhe Zenit. Megjithatë, drejtuesit e Lacios kanë thënë se Zarate nuk është në merkato.