Arsenali në gjurmët e mbrojtësit Mekses

17 Janar 2011, 15:27Sport TEMA

Arsenali kërkon që të përforcohet në mbrojtje gjatë merkatos së janarit, pas dëmtimit të mbrojtësit belg, Vermalen. Objektivi i trajnerit të Arsenalit duket se është mbrojtësi i Romës, francezi Filip Mekses. Këtij të fundit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Romën dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovim. Për këtë arsye, në mënyrë që most a humbasë me parametra zero, Roma mund të vendosë që ta shesë francezin gjatë merkatos së janarit, e cila mbyllet më datën 31. Çmimi i mbrojtësit francez mendohet se është rreth 6 milionë euro.

Lini një Përgjigje