Reali mund të rikthejë Van Nistërloin

15 Janar 2011, 10:30Sport TEMA

Reali i Madridit është duke menduar që të bëjë një rikthim të mundshëm. Bëhet fjalë për sulmuesin holandez Rud Van Nistërloi, i cili tashmë luan për gjermanët e Hamburgut. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se bëhet fjalë për diçka konkrete. Van Nistërloi kërkohet për të zëvendësuar sulmuesin argjentinas të dëmtuar, Gonzalo Higuain, që gjatë këtij sezoni nuk do të ketë më mundësinë që të luajë. Megjithatë, duke parë largimin që i bënë Van Nistërloit, vështirë se holandezi do të pranonte që të kthehej në “Santiago Bernabeu”.

Lini një Përgjigje