Alonso: I trembem vetëm Shumakerit

13 Janar 2011, 12:23Sport TEMA

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, ka deklaruar se për sezonin e ri të Formula 1, i trembet Mikael Shumakerit. Sipas Alonsos, nëse ky i fundit ka një makinë kompetitive, është kundërshtari më i rrezikshëm. “Nëse Mercedesi i vë në dispozicion një makinë të nivelit të lartë, konsideroj se Shumakeri është kundërshtari ynë më i rrezikshëm”, ka thënë Alonso. Në lidhje me kampionin në fuqi, Sebastian Vetel, Alonso është shprehur se ai do të jetë më i qetë këtë vit dhe do të bëjë më pak gabime, duke qenë se tashmë e ka fituar një titull kampion.

Lini një Përgjigje