Murinjo feston para kundërshtarëve, e godasin me shishe

10 Janar 2011, 11:10Sport TEMA

Murinjo sërish ka qenë në qqendër të mediave spanjolle. Gjatë shënimit të golit të katërt nga ana e brazilianit Kaka në ndeshjen kundër Vilarealit, portugezi ka shkuar dhe ka festuar pikërisht para pankinës së kundërshtarëve. Kjo duket se ka nervozuar stolin e Vilarealit, aq sa futbollisti Kani ka hedhur një shishe me ujë në drejtim të Murinjos, që për fatin e tij të mirë nuk e ka zënë. Murinjo në fund të ndeshjes ka thënë se nuk kërkonte që të provokonte kundërshtarët. “Nuk ishte një provokim. Thjesht po festojë me djalin tim, që ishte ulur pikërisht pas tolit të kundërshtarëve”, ka thënë Murinjo. Duhet ta besojmë?

Lini një Përgjigje