Totenhem në gjurmët e Adebajor, Ager dhe Parker

8 Janar 2011, 10:32Sport TEMA

Totenhem duke se është ekipi anglez më aktiv në merkaton e janarit. Pas afrimit të Bekamit, që me shumë mundësi do të luajë për londinezët, trajneri Heri Redknap kërkon që të ofrojë në ekip edhe tre lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për sulmuesin e Sitit, Emanuel Adebajor, mesfushorin e Ues Hem, Skot Parker dhe mbrojtësin e Liverpulit, Daniel Ager. Mediat britanike bëjnë me dije se Totenhem ka vënë në dispozicion një shifër prej 47 milionë euro për të marrë këta tre lojtarë. Ndërkohë, tre lojtarë të tjerë pritet që të largohen nga Totenhemi. Lojtarët e padëshiruar janë Robi Kin, Bentli dhe Korluka.

Lini një Përgjigje