Sulmuesi italian i Mançester Sitit, Mario Baloteli, pritet që t’i nënshtrohet një tjetër operacioni. Vendimi për operacionin pritet që të merret gjatë javës tjetër. Baloteli vuan nga një problem në gju dhe mund të vendosë që të ndërhyjë. Në rast të një ndërhyrje të mundshme, Baloteli pritet që të qëndrojë larg fushave të blerta për 20 ditë.