Blater: Botërori 2022 do luhet në janar

7 Janar 2011, 10:43Sport TEMA

Botërori që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, do tëluhet në janar, ndryshe nga sa është zhvilluar deri më tani në muajt qershor-korrik. Kjo është pohuar nga ana e presidentit të FIFA-s, Sep Blater. Shkak për këtë vendim është bërë temperatura e lartë në verë në Katar, e cila shkon deri në 40 gradë, çka e bën shumë të vështirë që të luhet futboll. “Kemi kohë për ta zgjidhur këtë çështje. Mungojnë edhe 11 vjet, por duhet të vendosim periudhën më të favorshme, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në kushte sa më të mira: që do të thotë se ndeshjet do të luhen në janar, ose në fund të vitit”, ka thënë kreu i FIFA-s, Blater.

1 komente në “Blater: Botërori 2022 do luhet në janar”

  1. Eri says:

    Hajde Blater hajde, revolucion bere ne futboll, s’le gje pa provuar, hallall per guximin. ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje