Reali i Madridit kërkon që të zëvendësojë sulmuesin argjentinas, Gonazalo Higuain, i cili për shkak të një dëmtimi e ka mbyllur këtë sezon. Murinjos nuk i mjafton vetëm francezi Karim Benzema dhe nuk kërkon që ta shtyjë përpara në sulm Kristiano Ronaldon. Për këtë arsye, drejtuesit e Realit janë vënë në kërkim të një sulmuesi. Mediat spanjolle bëjnë me dije se pista më e mundshme është togolezi Adebajor. Ky i fundit tashmë i ka prishur marrëdhëniet me Mançester Sitin dhe prej kohësh nuk aktivizohet. Për më tepër që Siti tashmë ka marrë edhe sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko. Por Reali është duke ndjekur me vëmëndje edhe sulmuesin belg, Lukaku.