Nuk janë vetëm Gremio dhe Palmeiras klubet e interesuara për brazilianin e Milanit, Ronaldinjo. Mësohet se për të interesohet edhe ekipi i Premier Ligës, Blekburn. Kjo gjë është konfirmuar nga vëllai i Ronaldinjos, që njëkohësisht është edhe menaxheri i tij. “Blekburni na ka kontaktuar, ashtu si dhe një ekip tjetër anglez. Por janë tratativa të rezervuara dhe nuk mund të flas”, ka thënë vëllai i Ronaldinjos. Megjithatë, ekipi që është më pranë marrjes së brazilianit mbetet Gremio.