Kapiteni i Romës, Françesko Toti, është golashënuesi më i mirë italian gjatë dhjetë viteve të fundit. Toti ka mundur që të shënojë plot 146 gola gjatë viteve 2000-2010. Në vendin e dytë renditet një tjetër legjendë në futbollin italian. Bëhet fjalë për kapitenin e bardhezinjve, Alesandro Del
Piero, që ka mundur të shënojë 139 gola. Pas Del Pieros vijnë me radhe Xhilardino me 128 gola, Trezege 117, Di Natale 112, Di Vaio 101, Vieri 100.