Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka prezantuar analizën e vitit 2010 për futbollin shqiptar. Sipas Dukes, ky vit ka qenë pozitiv Sipas kreut të FSHF-së, ndeshjet janë zhvilluar në një klimë më shumë sportive, ndërsa mjaft pozitive ka qenë sipas tij edhe ecuria e kombëtares, e cila arriti në nëntor të këtij viti në vendin e 58-të të renditjes së FIFA-s. Kjo përbën rekord për përfaqësuesen kuqezi. “Garat e vitit 2010 janë zhvilluar në kushte më të mira, me më pak fenomene negative”, u shpreh Duka. Ka pasur edhe raste në të cilat Federata dhe të gjithë organet e saj janë përpjekur të qëndrojnë korrekte dhe t’i parandalojnë. Në ndeshjet e luajtura nga kombëtarja ka pasur rezultate në përgjithësi pozitive. Kemi humbur vetëm ndeshjen me Bjellorusinë dhe kemi arritur rekord në renditjen e FIFA-s”. Për vitin që vjen, Duka tha se objektivi kryesor është ndërtimi i stadiumit të ri.