Juventus mund të marrë Van Persin në verë

29 Dhjetor 2010, 11:27Sport TEMA

Van Persi mund të jetë goditja e madhe e italianëve të Juventusit. Duke qenë se boshnjaku Edin Dzeko, objektivi kryesor i bardhezinjve, është fare pranë Mançester Sitit, drejtuesit e Juventusit i kanë hedhur sytë nga 27-vjeçari holandez. Lajmi, që cilësohet më shumë se një zhurmë merkatoje, bëhet I fitur nga football.co.uk. Për Van Persin mësohet se Juventusi është gati që të paguajë një shifër prej 276 milionë stërlinash, edhe pse nuk përjashtohet që në këtë çështje të përfshihet edhe mesfushori Brazilian, Felipe Melo, që pëlqehet shumë nga tekniku i Arsenalit, Arsen Venger. Tashmë i mbetet kohës për të vërtetuar nëse ka diçka të vërtetë rreth këtij lajmi.

2 komente në “Juventus mund të marrë Van Persin në verë”

  1. orli says:

    o gazetar!pjestoje te pakten me 10 ate shumen.

  2. nexhati says:

    kurr nuk ka me marr nga arsenali se ne arsenal ja don po nuk ka te nalur ne arsena l se e ka vendin e sigurt ne perberjen e par nuk mund me marr nuk ma marr mendja mu po ne futboll gjithqka ndoth si shkembim melo aj ne arsenal nuk ka vend se osht i pa diciplinun
    se arsenali nuk ka lojtar te pa diciplinun.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje