Mançini: Me Dzekon mund të fitojmë kampionatin

30 Dhjetor 2010, 12:24Sport TEMA

Mançester Siti do të bëjë çmos që të marrë gjatë merkatos së janarit sulmuesin boshnjak të Volfsburgut, Edin Dzeko. Kjo është pohuar nga ana e trajnerit të klubit, Roberto Mançini. Sipas këtij të fundit, Siti do të ketë mundësi që të fitojë Premier Ligën që këtë sezon, nëse arrin Dzeko. “Këtë vit kemi shans që të fitojmë kampionatin dhe faktori deçiziv për t’ja arritur kësaj gjëje mund të jetë Dzeko. Boshnjaku është lojtari që mund të vendosë kampionatin dhe për këtë arsye e kërkojmë”, ka thënë Mançini për “Daily Mail”. Shtypi gjerman tashmë e ka bërë fakt të kryer kalimin e Dzekos tek Siti. Volfsubrgu do të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e sulmuesit boshnjak dhe 5 milionë të tjera shtesë nëse Siti merr pjesë në Ligën e Kampioneve.

Lini një Përgjigje