Rikthimi i Murinjos tek Interi, i mundshëm

30 Dhjetor 2010, 10:30Sport TEMA

Zërat për rikthimin e Hoze Murinjos tek Interi në fund të këtij sezoni vazhdojnë që të forcohen. Kjo hipotezë është përforcuar edhe nga agjenti i portugezit, Mendez, që nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Murinjos tek Inter. “Asgjë nuk është e pamundur, absolutisht. Në futboll gjërat ndodhin brenda 5 minutave. Murinjo është një gjeni, një trajner ndryshe nga të tjerët”, ka thënë agjenti i portugezit. Kohët e fundit është folur shumë për rikthimin e Murinjos tek Interi, pavarësisht emërmimit të Leonardos së trajner. Sipas mediave spanjolle, ky i fundit nuk përbën ndonjë problem, pasi mund të spostohet në rolin e drejtuesit, në rast të ardhjes së mundshme të Murinjos.

Lini një Përgjigje