Behrami kalon tek Roma

31 Dhjetor 2010, 11:56Sport TEMA

Kalimi i kosovarit Valon Behrami tashmë është diçka e kryer, teksa mbetet vetëm konfirmimi zyrtar. Lajmi bëhet i ditur nga ana e mediave italiane. Sipas tyre, Behrami ka qenë në Romë për të kërkuar shtëpi. Ende nuk është përcaktuar shumë që romanistët duhet t’i paguajnë klubit aktual të Behramit, Uest Hem. Deri më tani është folur për një shumë prej 5 milionë eurosh, por ajo mund të jetë më e vogël. Transferimi i Behramit tek roma pritej që të ndodhte që në merkaton e verës, por kjo nuk ndodhi për shkak të drejtuesve të klubit anglez, të cilët nuk e lejuan largimin e tij.

3 komente në “Behrami kalon tek Roma”

  1. kola says:

    bravo valon

  2. Dibrani_UK says:

    Zvicerjani eshte i talentuar. Pavarsisht vendit qe perfajqeson shpresoj qe gjaku i tij te behet ndonje dite kuq e zi (te pakten te perfajqesoj Kosoven)

  3. enovl says:

    Tradhetar lindesh nuk behesh, dhe ky eshte nje mercenar , asgje me shume, eshte bukur te jesh , te ndihesh , dhe te denancohesh ,shqiptar…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje