Hoze Murinjo është shpallur si trajneri më i mirë i vitit që lamë pas nga ana e Federata Ndërkombëtare e Statistikave në Futboll. Murinjo ka mundur që të marrë 294 pikë, duke lënë pas me një diferencë të ndjeshme trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, që ka marrë 188 pikë. Në vend të tretë është renditur trajneri holandez i Bajernit të Mynihut, Luis Van Gal. Murinjo e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë edhe në vitin 2004 dhe 2005.