Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka vizituar Milanin për rreth një orë. Gjatë takimit me lojtarët, Berluskoni ka folur dhe për blerjen më të re të Milanit, Antonio Kasano, duke e cilësuar si talentin më të madh italian. “Jam i kënaqur që është këtu, pasi është talenti më i madh i futbollit italian”, ka thënë Berluskoni. Ky i fundit nuk ka harruar të flasë edhe për brazilianin e larguar, Ronaldinjo, që ishte lojtari i preferuar i tij. “Më vjen keq që iku. Ka qenë lojtari më i madh në botë për sa i përket shpejtësisë së mendimit dhe ekzekutimit të veprimeve. Por ka qenë zgjedhja e tij që të kthehet në Brazil”, pohoi presidenti i milanit. Në fund, Berluskoni ka thënë edhe një batutë, duke deklaruar se në Parlamentin italian, të gjithë janë të gëzuar kur Milani fiton dhe e kundërta kur humbet.