Anglia duket se është kthyer në tregun e preferuar për Juventusin. Pas Ager, Bejl dhe Van Persi, Juventusi duket se interesohet për një tjetër lojtar që luan në Premier Ligë. Bëhet fjalë për rusin e Arsenalit, Andrej Arshavin. Sipas mediave britanike, Juventusi është i gatshëm që të paguajë një shifër prej 18 milionë sterlinash për 29-vjeçarin rus. Arshavin luan që prej vitit 2009 tek Arsenali, por kohët e fundit nuk ka gjetur shumë hapësirë.