Jo vetëm Kakanë, Interi kërkonte që të merrte edhe brazilianin tjetër, Ronaldinjo. Në këtë rast, hakmarrja ndaj rivalëve të qytetit do të ishte më e madhe, pas marrjes edhe të Leonardos. Mësohet se Leonardo ka këmbëngulur që të marrë Ronaldinjon tek Interi dhe kjo gjë, sipas të gjitha gjasave, do të ndodhte. Por pengesë për këtë është bërë një klauzolë mes Milanit dhe Ronaldinjos, që nuk e lejon atë të luajë në ndonjë ekip tjetër të kampionatit italian. Lajmi i interesimit të Interit për Ronaldinjon është konfirmuar nga vetë vëllai i brazilianit, që është njëkohësisht edhe menaxheri i tij.