Xhanluixhi Bufon është shpallur portieri më i mirë i dhjetëvjeçarit nga Instituti Ndërkombëtar i Statistikave të Futbollit. Portieri i Juventusit ka grumbulluar 182 pikë. Në vendin e dytë, me 172 ndodhet portieri spanjoll, Iker Kasijas, i cili u shpall portieri më i mirë për vitin që lamë pas. Në vendin e fundit të podit gjendet portieri çek i Çelsit, Peter Çeh, që ka grumbulluar 138 pikë. Van Der Sar dhe Oliver Kahn renditen në vendet katër dhe pesë.