Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Miroslav Klose, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ekipi. Kjo, për faktin se gjatë këtij sezoni, por edhe atij të kaluar, ai është aktivizuar shumë pak, edhe pse me kombëtaren e Gjermanisë ka treguar një formë shumë të mirë. “Jam i hapur për të gjitha dhe mund të imagjinoj çdo gjë, një transferim në ndonjë klub të mundshëm në Bundesligë, por edhe jashtë. Jam në gjendje shumë të mirë dhe do ta tregoj në muajt në vijim se jam në formë. Trupi im është ende u fuqishëm dhe unë dua të luaj, madje edhe në nivele të larta, pasi dëshiroj që të marr pjesë në Euro 2012”, ka thënë Klose. Për sulmuesin me origjinë polake kanë shprehur interes një sërë ekipesh gjermane, por edhe italiane.