Rezultatet zhgënjyese, duke përfshirë edhe humbjen e fundit me Blekburnin 3-1, i kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e Rei Hodgson në krye të Liverpulit. Mediat britanike bëjnë me dije se shkarkimi i tij nga drejtimi i Liverpulit tashmë është çështje kohe. Liverpuli aktualisht ndodhet në një gjendje shumë të keqe dhe pozicionohet në vendet e ulëta të kampionatit. Emri më i mundshëm që mund të zëvendësojë Hodgsonin është legjenda e Liverpulit, më parë si lojtar dhe me pas si trajner, Keni Dalglish. Ky i fundit kërkohet me insistim edhe nga ana e tifozëve.