Pas largimit të sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko drejt Mançester Sitit, Volfsburgu është duke menduar për të gjetur një zëvendësues të tij. Mediat italiane bëjne me dije se zëvendësuesi i boshnjakut mund të jetë sulmuesi i Romës, Mirko Vuçiniç. Verdhekuqtë janë shprehur se nuk kanë ndërmend që ta shesin sulmuesin e tyre, por nëse u vjen një ofertë e rëndësishme, ka shumë mundësi që të pranojnë. Volfsburgu mund të ofrojë një shifër prej 25 milionë euro, një shifër e pranueshme kjo për Romën, e cila nuk po kalon një situatë të mirë ekonomike.