Luka Toni pranë kalimit tek Juventusi

7 Janar 2011, 10:50Sport TEMA

Pas dëmtimit të Fabio Kualjarelës, Juventusi është hedhur në sulm për të marrë një sulmues. Gazeta torineze “Tuttosport” pohon se bardhezinjtë janë shumë pranë marrjes së sulmuesit të Xhenoas, Luka toni. Madje, kalimi i këtij të fundit tek Juventusi është bërë fakt i kryer. Tashmë kanë mbetur për t’u përcaktuar detajet. Mësohet se Juventusi e kërkon huazim deri në qershor, ndërsa presidenti i Xhenoas, Preciozi, kërkon që ta shesë. “Tuttosport” thotë se Juventusi mund Toni mund të qëndrojë tek Juventusi deri në vitin 2012.

Lini një Përgjigje