Kaljari në gjurmët e Migjen Bashës

7 Janar 2011, 12:36Sport TEMA

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha, mund të kalojë në Serinë A. Mediat italiane bëjnë me dije se për të interesohet Kaljari. Transferimi i Bashës tek Kaljari mund të kryhet vetëm nëse ekip sard shet mesfushorin Lazari, i cili kërkohet me ngulm nga ana e Milanit. Aktualisht Basha luan në Serinë B me Atalantën. Për Bashën janë bërë përpjekje të shumta që të afrohet në kombëtaren shqiptare, por kjo deri më tani nuk ka ndodhur për shkak të Zvicrës. Nëse Basha do të luajë me Shqipërinë, ai duhet të heqë dorë nga pasaporta zvicerane.

Lini një Përgjigje