Braziliani i Milanit, Ronaldinjo, do të kalojë tek Flamengo dhe jo Gremio, siç ishte folur deri më tani. Lajmi është pohuar nga ana e administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galiani, sipas të cilit, 99.99%, Ronaldinjo është lojtar i Flamengos. Milani do të përfitojë një shumë prej 3 milionë eurosh nga Flamengo, ndërsa Ronaldinjo do të përfitojë 95 mijë euro në muaj. Tashmë ka mbetur vetëm që marrëveshja të zyrtarizohet