Reali i Madridit duket se nuk do të bëjë asnjë blerje në merkaton e janarit. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë duke menduar për objektivat e merkatos së verës. Sipas mediave britanike, madrilenët kërkojnë të bëjnë një blerje të dyfishtë nga Mançester Junaited, mbrojtësin serb, Nemanja Vidiç dhe sulmuesin meksikan, Havier Fernandez. Për blerjen e dy lojtarëve, Reali ka ndërmend që të shpenëzojë një shifër prej 47 milionë eurove.