Maradona trajneri i ri i Fulhamit?

10 Janar 2011, 10:35Sport TEMA

Maradona shumë shpejt mund të drejtojë një ekip në Premier Ligë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Maradona, që ka deklaruar se, “në shkurt do të shkoj në Angli dhe do të bisedoj për drejtimin e një klubi. Nëse do të jetë ofertë bindëse, do të pranoj”. Ky i fundit nuk e ka bërë të ditur emrin e klubit me të cilin do të diskutojë, por mediat britanike bëjnë me dije se ai është Fulhami. Maradona gjithmonë ka deklaruar se dëshiron që të drejtojë një klub anglez, pasi i pëlqen shumë futbolli që luhet në këtë kampionat. Pak kohë më parë u fol dhe për mundësinë e drejtimit nga ana e tij të Blekburnit, por kjo nuk ndodhi.

Lini një Përgjigje