Viera: Mund të tërhiqem nga futbolli

10 Janar 2011, 10:29Sport TEMA

Mesfushori i Mançester Sitit, Patrik Viera, ka deklaruar se në fund të sezonit mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur. “ Me 50%, në fund të këtij sezoni besoj se do të tërhiqem nga futbolli. Mund të them se Siti është sfida ime e fundit në futbollin e luajtur”, ka thënë mesfushori francez, i cili gjatë karrierës së vet ka luajtur me klube të mëdha, si Arsenali, Juventusi dhe Interi. Gjatë këtij sezoni, Vieria është aktivizuar shumë pak dhe kjo është një arsye më shumë që ai t’i japë fund futbollit të luajtur, pasi hapësirat tek Siti janë shumë të pakta.

Lini një Përgjigje