Forlan dhe Barzajli, objektivat e Juventusit

11 Janar 2011, 10:38Sport TEMA

Sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Forlan dhe mbrojtësi i Volfsburgut, Andrea Barzajli janë dy objektivat e radhës në merkaton e Juventusit. Sipas mediave italiane, mundësia e marrjes së Barzajlit është më e madhe, ndërsa për Forlanin do të ishte më e vështirë. Megjithatë, deklaratat e menaxherit të këtij të fundit lënë vend për shpresë tek bardhezinjtë. “Forlan është mirë tek Atletiko, por nëse do të vinte një ofertë serioze, do të merret në konsideratë”, ka deklaruar menaxheri i sulmuesit uruguaian. Kartoni i Forlanit mendohet se vlen 15 milionë euro. Orët në vijim pritet të merret vesh më shumë për këto dy operacione të Juventusit.

Lini një Përgjigje