Telenovela Ronaldinjo më në fund ka përfunduar. Lojtari brazilian tashmë është zyrtarisht lojtari i Flamengos. Ekipi brazilian ka paguar 3 milionë euro tek Milani për të marrë Ronaldinjon dhe ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me këtë të fundit. Ronaldinjo do të mbajë në shpinë numrin 10, ndërsa nuk është bërë zyrtare shifra që ai do të përfitojë tek Flamengo. Lajmi për kalimin e Ronaldinjos tek Flamengo është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit brazilian.