Shqipëria ka fituar një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin janar. Shqipëria është ngjitur në vendin e 64, nga vendi 65 që ishte në muajin dhjetor. Vendi ynë ka 497 pikë në këtë renditje. Kreu i renditjes, ashtu siç pritej, nuk ka pasur ndonjë ndryshim, duke qenë se gjatë kësaj periudhe nuk janë zhvilluar ndeshje të kombëtareve. Spanja vazhdon që të udhëheqë këtë renditje, ndërsa ndiqet nga Holanda dhe Gjermania. Brazili dhe Argjentina renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa Italia vazhdon që të mbetet në vendin e 14-të.