Interi është ekipi më i mirë i vitit që sapo lamë pas. Kjo është konfirmuar nga Instituti Ndërkombëtar i Statistikave në Futboll. Sipas klasifikimit, Interi ka marrë 300 pikë, duke lënë në vend Bajernin e Mynihut, që është renditur në vendin e dytë me 268 pikë. Barcelona, që në vitin 2009 u shpall ekipi më i mirë, është renditur vetëm në vendin e tretë me 266 pikë. Klasifikimi është bërë duke u nisur nga paraqitjet e ekipeve në të gjitha kompeticionet që kanë marrë pjesë. Në vend të katërt dhe të pestë renditen Atletiko Madrid dhe Estudiantes.