Roben: Shpresoj që Van Bomel të qëndrojë

14 Janar 2011, 12:05Sport TEMA

Arjen Roben është shprehur se dëshiron që mesfushori dhe kapiteni i Bajernit të Mynihut, Mark Van Bomel, të qëndrojë në ekip. Kjo, duke qenë se kontrata e këtij të fundit skadon në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka pasur hapa për rinovim. “Uroj që Mark të qëndrojë me ne jo vetëm sepse është një shok i mirë, por edhe sepse është një lojtar i zoti. Nuk mund ta imagjinoj dot arritjen e finales së Ligës së Kampioneve dhe të Botërorit pa ndihmën e tij”, është shprehur Roben. Van Bomel gjatë ditëve të fundit është përfolur për një kalim tek Milani, por për të kanë shprehur interes edhe disa ekipe angleze, si Totenhem.

Lini një Përgjigje