Kapiteni dhe legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, në një intervistë për “Guerin Sportivo”, ka rrëfyer jetën e tij, nga ekipi i të rinjve, tek fitoret, një jetë e mbushur me suksese dhe pak zhgënjime.
Askush më mirë se ti, Aleks, nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetje: çfarë ka ndryshe Juventusi nga ekipet e tjera?
Juventusi është një histori fantastike, një traditë e madhe dhe unike në llojin e vet. Është historia e një familje, asaj Anjeli, që e udhëheq ekipin që nga vitet 20. Nuk ekzistojnë të ngjashëm në botë si Juventusi. Është një ekip që fiton gjithmonë për fitore, që ka fituar më shumë se kushdo në Itali, me yje si Platini, Sivori, Boniperti etj. Për t’u përgjigjur me vetëm dy fjalë, Juventusi mund të përkufizohet si fitues dhe ndjekës i traditës.
Më parë madje flitej edhe se kishte një stil…
Është dhe ekziston ende. Juventusi është marrë shpesh herë si pikë referimi, jo vetëm nga lojtarët që kanë dëshirë të fitojnë, por edhe drejtuesit. Dua të them që është një mënyrë të jetuari dhe në fund, të gjithë bëhen një. Unë ndihem sikur jam projektuar tek dhe për Juventusin.
Dhe Juventusi është projektuar tek ju, duke qenë se jeni emblema e këtij ekipi?
Është ekipi që kam ëndërruar, që më ka tronditur dhe që kam ndjekur që kur kam qënë fëmijë. Isha fëmijë dhe bëja tifozllik për Platininë. Siç e kam thënë edhe më parë, në dhomën time mbaja një poster të tij. Që prej 18 vjetësh jam këtu dhe jetoj brenda Juventusit. Është e njëta kohë që kam kaluar pak a shumë San Vendemiano dhe Padova.
Të kujtohet dita e parë si juventin? Boniperti të “rrëmbeu” nga Padova, duke djegur në këtë mënyrë mundësinë e kalimit tek Milani.
Ka një deklaratë të Salvatore Giglio, fotografi historic edhe I “Guerin Sportivo”, që I përshkruante mirë gjërat: unë e rikthej me delikatesë bluzën bardhë e zi në përfundim të shërbimt. Është një gjest instiktiv, I vogël, por besoj se shpjegon çdo gjë se çfarë përfaqëson ajo ditë për mua. Është kujtimi që më pëlqen më shumë.
Të sollën babai yt Xhino dhe mamaja Bruna?
Jo, në të vërtetë në Torino erdha vetëm. Në fillim ishte një shok i vërtetë, duke qenë se vija nga një qytet me 200 mijë banorë si Padova, në një tjetër katër herë më të madh. Padova ishte një vend familjar, intim, edhe fizikisht shumë afër me shtëpinë time. Torinon nuk e njihja, por tashmë është bërë qyteti im. Nuk më kujtohet mirë, por më duket se kam ardhur me makinë me Xhiakobon.
Masimiliano Xhiakobo?
Luante me Juventusin dhe ishte nga krahina ime. Unë kisha patentë, por ende nuk zotëroja një makinën time. Erdha me të. Pastaj shkova që të jetoja me Baldinin, në mënyrë që të ndanim shpenëzimet së bashku.
Dhe ti telefonoje në shtëpi mamanë që të të mësonte sit ë gatuaje….
Është e vërtetë. Jeta ime ndryshoi në mënyrë radikale. Në Padova mund të flisja me dialektin tim, ndërsa në Torino jo. Megjithatë, ishte e rëndësishme që në fillim u përfshiva me ekipin e të rinjve.
Në vitin e parë të Juventusit fitove turneun e Viarexhos…
Ishte një kompeticion që të rinjtë e Juventusit nuk e fitonin prej 30 vjetësh. Ishte një eveniment. Gjatë atij viti gjithashtu arritëm që të fitonim edhe kampionatin për të rinjtë. Ishte një ekip shumë I mirë dhe në përbërje kishte lojtarë të tillë si Manfredini, Milaneto, Kamarata etj.
Ëndrra filloi të realizohet?
Pikërisht. Po kthehej në realitet, duke qenë se arrita që të debutoja në ekipin e parë me Trapatonin. Por e pabesueshmja ndodhi një vit më vonë, me mbërritjen e Marçelo Lipit. Juventusi është një ekip që ka synim gjithmonë fitmin dhe një gjë e tillë nuk ndodhte prej tetë vitesh.
Ja arritët?
Kujtoj forcën e jashtëzakonshme të atij grupi. Nuk flas vetëm për kapacitetin teknik, por edhe të personalitetit të Perucit, Vialit, Marokit, Baxhios, Toriçelit, Karerës. Pikërisht një dëmtim I Baxhios, që atë sezon qëndroi jashtë fushe për shumë kohë, mu dha mundësia që të isha sulmuesi I katërt dhe në fund arritëm që të triumfonim.
Në verë shoqëria vendosi që të shiste Baxhion tek Milani dhe ju dha mundësinë që të kishit një vend titullari në ekip…
Po, shoqëria bëri një zgjedhje. Një vit më parë dukej sikur do të largohesha unë, për t’u përfshirë në një shkëmbim me Parmën për Dino Baxhion, por ky plan u rrëzua në momentet e fundit.
Ishte e vetmja herë kur ju ishit në prag të një lamtumire?
Nisemi nga këtu…
Në jetë ka disa momente që të bëjnë të rritesh. Kampionati I fituar më dha më shumë bindje, ashtu si dhe hapësira që më ishte dhënë në ekip. Ishte një hapësirë e rëndësishme. Isha I kënaqur, pasi shënoja dhe jetoja me një grup të mrekullueshëm. Ishin pikërisht ato momente, sidomos në Ligën e Kampioneve, kur lindën edhe golat alla Del Piero.
Një markë fabrike…
Ishin vite magjike, sepse në vitin 1996 arritëm të fitonim Ligën e Kampioneve, pastak Kupa Interkontinentale me një golin tim, dhe më pas edhe dy tituj të tjerë. Mëkat për atë finale të humbur, por jo gjithmonë mund të arrish në fund dhe të fitosh.
Humbja e Ligave të Kampioneve mbeten keqardhja jote më e madhe?
Jo, sepse qëndrojnë më shumë finalet që kam fituar. Pastaj, sporti është ndërtuar kështu, nga njëra anë ka fitues, nga ana tjetër ka humbës.
Keni një imazh të atyre kohëve?
Më vjen në mëndje dhoma e zhveshjes, shakatë që bënim me njëri-tjetrin, por edhe kompaktësia dhe uniteti I shpirtit të ekipit. Mjafton të hyje aty, të dëgjoje dhe mund të mësoje diçka.
Sheh shumë dallime mes Del Pieros fëmijë dhe këtyre të sotmëve, që duan të bëhen kampionë, ashtu si ti?
Është vetëm një gjë që mbetet konstante dhe e pandryshueshme: të rinjtë më të zotët janë më të përulur dhe të përkushtuar. Nuk gabojnë kurrë dhe janë ata që ecin më shumë. Ata që dëgjojnë dhe mësojnë, janë në gjëndje që t’i kalojnë të tjerët.
Sheh një Del Piero të ri vërdallë në botë?
Nuk besoj se do të ketë kurrë, pasi secili është vetvetja dhe ka një histori të ndryshme nga të tjerët. Në rastin tim, dhe nuk flas për aftësitë teknike, kam rastisur një koiçidencë fantastike: 4 vitet e para të karrierës sime, mes moshës 20 dhe 24 vjeç, i kam bërë në një ekip që arriti të fitonte gjithçka. Nuk është diçka e thjeshtë dhe që mund t’u ndodhë të gjithëve. Deri në vitin 1998, kur pësova edhe atë dëmtim të tmerrshëm, historia ime ka qenë e përbërë vetëm nga suksese dhe fitore.
Çfarë të vjen në mëndje nga pasditja e dëmtimit në Udine?
Ajo qe shkatërruese si dhimbje. Menjeherë e kuptova që ishte një dëmtim I rëndë, por e përballova situatën me një qetësi dhe paqe të brendshme. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë në ato momente të vështira. Pjesa më e vështirë nuk ishte kur u operova, por pasi ndodhi kjo gjë.
Mund të themi se aty lindi një Del Piero tjetër?
Nuk e di, por besoj se ngjarjet e sportit dhe jetës të bëjnë që të reflektosh më shumë. Sigurisht që u rikthyen fitore, duke nisur që nga 5 maji I famshëm me Lipin. U rikthyem tek fitorja në një mënyrë të guximshme dhe të çuditshme, pas humbjes së dy kampionateve me Ançelotin për vetëm një pikë.
Në mes ishte një stuhi në Periuxhia, me arbitër Kolinën…
Mua më pëlqen që të them kështu: një herë bëmë vetëvrasje, duke e humbur kampionatin pas barazimit 2-2 në Torino dhe një herë tjetër, atë që përmendët ju, na vranë. Mëkat që në 2003-in humbën finalen e Ligës së Kampioneve.
Vijmë tek vitet e Kapelos, kur arritën të tjera suksese, por dhe problemet e para për të gjetur një vend në formacion…
Nga ana sportive, jam i bindur që mund të fitonim më shumë. Megjithatë, kampionatet arritëm t’I fitonim. Për të ardhur keq është vetëm fakti që u eleminuam aq shpejt në Ligën e Kampioneve.
Dhe nga pikpamja personale?
Nga pikpamja personale janë vite që më kanë shqetësuar. Por gjithashtu arrita rezultate të mëdha, madje të besueshme, duke krahësuar minutat e aktivizimit dhe golat e shënuar. Mund të them që kanë qenë shifrat më të mirë në jetën time. Kjo tregon punën e madhe që unë bëja.
I paharueshëm është momenti kur puthët qiellin, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait tuaj, kur shënuat në Bari…
Ishte një nga momentet më të vështira për mua.