Liverpuli dhe Çelsi janë në konkurrencë mes tyre për sulmuesin e uruguaian të Ajaksit, Luis Suarez. Sipas mediave britanike, të dyja ekipiet kanë shfaqur interesim për sulmuesin 23-vjeçar, por çmimi i lartë i Ajaksit i ka frenuar disi. Klubi holandez kërkon 28 milionë sterlina që ta lërë të lirë Suarezin, shumë kjo, e cila konsiderohet e tepruar nga ana e Liverpulit dhe Çelsit. Këto të fundit do të ishin të gatshme të paguanin deri në gjysmën e kësaj shifre. Për Suarez duket ndërkohë se interesohet edhe klubi tjetër anglez, Totenhem.