Barcelona, sinonim i rekordeve

17 Janar 2011, 12:05Sport TEMA

Gjatë këtyre kohëve, Barcelona është kthyer në një sinonim në vendosje e rekordeve. Ekipi i Gudrdiolës është i pamposhtur dhe statistikat flasin vetë. Fitorja 4-1 e shpalli Barcelonën kampione dimri me 52 pikë, që nuk kishte ndodhur më parë. Ky është rekordi i parë. Rekordi i dytë ka të bëjë me faktin se Barcelona nuk mposhtet që prej 28 ndeshjesh, duke kaluar kështu rekordin e vendosur nga Barcelona e drejtuar nga holandezi Mishels më 1973-74. Rekordi i tretë është shënimi i golave gjatë kësaj faze, 61 të tillë. Në Spanjë kjo nuk ndodhte që prej 70 vjetësh.

Lini një Përgjigje