Çelsi rikthehet tek fitorja në kampionat

15 Janar 2011, 17:08Sport TEMA

Çelsi është rikthyer tek fitorja në Premier Ligë, pas shumë ndeshjeve zhgënjuese. Londinezët kanë fituar ndaj Blekbërnit me rezultatin 2-0. Golat për ekipin e drejtuar nga italiani Karlo Ançeloti janë shënuar nga mbrojtësi serb, Ivanoviç dhe nga sulmuesi francez, Nikolas Sarkozi. Kjo fitore u jep pak qetësi londinezëve, të cilët kishin javë të tëra që nuk arrin të fitonin. Ndërkohë, Mançester Siti ka marrë kreun e Premier Ligës, në pritje të ndeshjes së Mançester Junaited me Totenhem, pas fitores 4-3 ndaj ekipit modest të Uollverhemton. Golat për ekipin e Mançinit janë shënuar nga vëllezërit Kolo dhe Jaja Ture, si dhe një dopietë nga sulmuesi argjentinas, Karlo Tevez. Në këtë ndeshje ka debutuar që nga minuta e parë edhe blerja më e re e Sitit, sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko.

Lini një Përgjigje